Të enjten në Pakistan u ekzekutua një ushtar i dënuar për vrasjen e një oficeri. Kërkesat e tij të mëparshme për falje u refuzuan.

Ky është dënimi i parë me vdekje në vend për gati katër vjet që pas ardhjes në pushtet të Asif Ali Zardarit dhe vendosjes së një moratoriumi jozyrtar mbi dënimin me vdekje.

Aktivistët pakistanezë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut njoftojnë se numri i të burgosurve të dënuar me vdekje në burgjet e Pakistanit arrin në rreth 8000 vetë.