Autoritetet e Myanmar do t'u japin sot amnistinë 452 të burgosurve. Midis tyre ka edhe disa shtetas të huaj. Amnistia u shpall disa ditë para vizitës në vend të Presidentit amerikan Barack Obama. Ai do të mbërrijë në Mianmar më 19 nëntor për të shprehur mbështetjen e tij për reformat politike që po kryhen në vend. Në Jangon ai do të takohet me Presidentin Thein Sein dhe Kreun e opozitës San Suu Kyi.

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Mianmarit janë përmirësuar pasi Thein Sein mori frenat e qeverisjes në duart e veta dhe filloi reformat demokratike në vend. Qeveria e re, që zëvendësoi huntën ushtarake, u formua në Mianmar në nëntor të vitit 2010.