Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të prodhojë automjetin luftarak të së ardhmes, njoftoi të enjten Kreu i Departamentit qendror të automjeteve të blinduara të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral-Major Aleksandër Shevçenko, duke theksuar se makinat e këtij lloji do të hyjnë në shërbimin ushtarak në vitin 2015.

Sipas fjalëve të tij, ndaj makinës të së ardhmes do të paraqiten tre pretendime kryesore: mobiliteti - rritja e shpejtësisë mesatare deri në 45-50 km/h, rritja e ndjeshme e kapacitetit të ngarkesës dhe përmirësimi i blindimit. Ai vuri në dukje se konstruktorët rusë i kanë gjetur tashmë zgjidhjet për të gjitha kërkesat që duhet të plotësojë makina luftarake e së ardhmes.