Të enjten më 15 nëntor Meksika u trondit nga një tërmet i fortë. Tërmeti me magnitudë 6.0 u ndje në shtetin e Guerrero dhe në Meksiko.

Epiqendra e tij u regjistrua 17 kilometra në veri-perëndim të qytetit Arcelia, kurse vatra e tij u lokalizua në një thellësi prej 60,9 kilometra. Mbi viktimat dhe shkatërrimet, si rrjedhojë e fatkeqësisë natyrore, aktualisht nuk ka asnjë dijeni.