Liga Arabe do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me përkeqësimin e situatës rreth Rripit të Gazës. Takimi do të zhvillohet të shtunën në Kajro në rang ministrash të jashtëm, njoftuan mediat turke.

Të mërkurën ushtria izraelite filloi një operacion masiv ushtarak kundër militantëve të grupeve radikale palestineze në Rripin e Gazës. Si pasojë e sulmeve ajrore 11 palestinezë humbën jetën dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën. Gjatë sulmeve të kundërpërgjigjes me raketa mbi territorin e Izraelit u vranë tre izraelitë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim urgjent me dyer të mbyllura për shqyrtimin e situatës në Rripin e Gazës, por kurrfarë vendimi nuk u morr në të.