Ditën e enjte në verilindje të Koresë së Jugut pësoi katastrofë një avion ushtarak trajnimi - “T-50 Golden Eagle”.

Siç njoftoi policia, aeroplani u përplas në shpatin e një mali 90 km në lindje të kryeqytetit të vendit Seul, gjë pas së cilës shpërtheu zjarri.

Sipas të dhënave të mediave të Koresë së Jugut, në bordin e avionit “T-50” ndodhej një person, fati i të cilit ende mbetet i panjohur. Policia njoftoi më parë mbi zbulimin e një parashute të pretenduar rreth 70 metra larg vendit të rrëzimit të avionit.

0Shkaku i katastrofës ajrore të tij mbetet ende i papërcaktuar.