Eurozona e kaloi kulminacionin e krizës financiare dhe të borxheve disa muaj më parë, por situata vazhdon të mbetet e paqëndrueshme. Kjo u deklarua nga anëtari i Komisionit Europian Michel Barnier në konferencën për shtyp të Shoqatës Europiane të Biznesit në Moskë.

Barnier theksoi "rezultatin e parë të qenësishëm të masave antikrizë" që vendet e BE-së kanë zbatuar bashkërisht në vitet e fundit. Deficiti buxhetor, i cili në vitin 2010 përbënte 6,2% të GDP-së, këtë vit do të reduktohet deri në 3.6%. Barnier e quajti Rusinë partnere strategjike të BE-së dhe pjesë të rëndësishme të kontinentit europian.