Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) u zgjodh Zëvendëspresidenti i republikës Xi Jinping. Për këtë u njoftua në seancën e parë plenare të Komitetit Qendror (KQ) të mbajtur pas Kongresit të fundit.

Në përbërjen e re të KQ hyri edhe Zëvendëskryeministri Li Keqiang. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës mban postin e presidentit, kështu që ekspertët mendojnë se në mars të vitit të ardhshëm në seancën e radhës të Kongresit Kombëtar Popullor Xi Jinping do të bëhet Kryetar i shtetit, ndërsa Li Keqiang - Kryeministri i Këshillit të Shtetit.

0Përbërja e re e KQ u zgjodh në Kongresin e XVIII-të të PKK-së, i cili u mbajt në Pekin nga data 8 deri më 14 nëntor.