Ekspozita ndërkombëtare turistike më e madhe e Azisë “China International Travel Mart-2012”, në të cilën marrin pjesë përfaqësuesit e disa qindra kompanive dhe organizatave nga dhjetëra vende, u hap sot në Shangai. Rusia përfaqësohet në të nga stenda e bashkuar kombëtare, e organizuar nga “Rosturizm” me mbështetjen e partneritetit jokomercial "Bota pa kufij".

0Sipas fjalëve të përfaqësuesve të delegacionit rus ekspozita e Shangait është një ngjarje e rëndësishme, e cila së bashku me samitin e Forumit turistik Rusi-Kinë (që do të mbahet 16 nëntor), do të mbyllë Vitin e turizmit rus në Kinë. Ekspozita “China International Travel Mart-2012” do të mbyllet më 18 nëntor.