Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB-së mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura kushtuar bombardimit të Rripit të Gazës nga trupat izraelitë.

Siç njoftuan diplomatët në OKB, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike Jeffrey Feltman i njohu anëtarët e KS-së me situatën në këtë rajon. Në të folën gjithashtu përfaqësuesit diplomatikë të Izraelit dhe të Administratës Kombëtare të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij ai theksoi: "Izraelit duhet t’i dërgohet një sinjal i qartë për të ndaluar fushatën ushtarake kundër popullit palestinez dhe për të plotësuar detyrimet e veta ndërkombëtare".

0Ditën e mërkurë forcat izraelite vranë Kreun e krahut ushtarak të “Hamas-it” Ahmed al-Jabari dhe deklaruan se ky është vetëm fillimi i operacionit ushtarak kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.