Në Jordani u vra një pjesëmarrës i protestave kundër rritjes së çmimeve të karburantit, dhjetra të tjerë u plagosën.

Trazirat në Jordani, për shkak të vendimit për heqjen e subvencioneve të karburantit, filluan të mërkurën. Protestuesit bllokojnë rrugët, u vënë zjarrin ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra të rinj me maska, të cilët u venë flakën makinave dhe nxisin trazirat.

0Duke rritur çmimin e karburantit qeveria e Jordanisë shpreson të reduktojë deficitin buxhetor të mbretërisë, i cili përbën 5 miliard $. Në veçanti çmimi i gazit është rritur me 53%, ndërsa i benzinës me 12%.