Siç transmeton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" nga Izraeli, ushtria izraelite është në gatishmëri të plotë luftarke dhe tani është përqendruar në kufirin me Gazën, pret urdhrin për të sulmuar.

0Përkeqësimi i menjëhershëm i situatës në kufirin e Rripit të Gazës filloi të shtunën që sapo kaloi, kur islamikët qëlluan nga një granatahedhës një xhip ushtarak. U plagosën katër ushtarë. Në përgjigje të kësaj Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit likujduan grupin e militantëve palestinezë, ndërsa nga ana e Gazës u lëshuan raketa mbi Izraelin. Sulmet e ndërsjella nuk kanë ndaluar për dy ditë. Dje nga Gaza nisi një sulm i ri me raketa mvi territorin e shtetit hebre. Në përgjigje të kësaj, avionët izraelitë sulmuan depot ushtarake në Gaza.