Së paku tre persona të dyshuar si militantë janë vrarë të enjten në mëngjes si pasojë e sulmit ajror të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Ushtarakët izraelitë deklarojnë se objektiv i tyre ishin militantët palestinezë, të cilët po planifikonin të lëshonin një raketë në drejtim të territorit të Izraelit.

Së paku dhjetë palestinezë u vranë të hënën si pasojë e përshkallëzimit të situatës në rripin e Gazës, duke përfshirë disa fëmijë dhe një foshnjë.