0Ushtarakët izraelitë më 14 nëntor likuiduan fizikisht njërin prej udhëheqësve të krahut ushtarak të Lëvizjes Hamas, Ahmed al-Jabari, dhe granatuan rëndë lagjet e Gazës.

Operacioni i ushtrisë izraelite erdhi në përgjigje të sulmeve me raketa mbi territorin e shtetin hebre të ndërmarra nga militantët e Hamas-it. Përfaqësuesit e Izraelit tashmë kanë paralajmëruar se çdo përgjigje pasuese nga ana e Hamasit, do të çojë automatikisht në fillimin e operacionit ushtarak të këmbësorisë izraelite në Rripin e Gazës.

Situata po evoluon me shpejtësi. Egjipti tërhoqi ambasadorin e vet nga Izraeli. Kajron e braktisi ambasadori izraelit. Mbajtja, me kërkesë të Palestinës, Marokut dhe Egjiptit, e mbledhjes së jashtëzakonshme me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk dha rezultatet e dëshiruara. Në të nuk u miratuan kurrfarë deklaratash. Të gjithë tani janë në pritje të reagimit të Hamas-it dhe vendeve arabe. Prirjet ekzistuese atje janë mjaft militante. Madje dhe Katari tradicionalisht pro-perëndimor bëri thirrje “për të ndëshkuar rëndë” Izraelin.

Problemi kryesor në lidhje me situatën e krijuar: a është e mundur një luftë e dytë në Gaza? Me fjalë të tjera, përsëritja e operacionit izraelit "Cast Lead" (“Plumb i derdhur”) që u ndërmorr nga Izraeli në periudhën e viteve 2008-2009. Ai filloi atëhere në bazë të një skeme të ngjashme dhe vazhdoi me intervencionin e forcat izraelite dhe sulmimin e Rripit të Gazës nga deti.

Eskalacionin aktual të situatës në Gaza e përkeqëson seriozisht fakti se Presidenti i Egjiptit Mohammad Mursi (Morsi) - njëri nga ish krerët drejtues të shoqatës fetare "Vëllazëria Myslimane" - mban një qëndrim të spikatur radikal ndaj Izraelit. Kurse Egjipti është i vetmi vend arab me të cilin Izraeli ka lidhur një traktat paqeje. Disa ekspertë rusë të Lindjes së Mesme janë të prirur të bëjnë parashikime shumë të zymta në lidhje me këtë fakt. Ja se ç’thotë Drejtori i Institutit rus për studimin e Lindjes së Mesme Eugjeni Satanovski:

0- Nëse do ta shfrytëzojë Presidenti i Egjiptit Mohammad Mursi operacionin izraelit në Rripin e Gazës për të shfuqizuar Traktatin e Paqes me Izraelin tani, apo do të gjejë ndonjë pretekst tjetër - kjo nuk ka më ndonjë rëndësi të veçantë. Mursi në çdo rast do ta denoncojë këtë traktat paqeje me Izraelin. Lufta e Izraelit me Egjiptin për shkak të situatës në Sinai - ose për arsye të krizës së përgjithshme në Egjipt, ose për ndonjë shkas tjetër - është e domosdoshme për udhëheqjen egjiptiane. Dhe nuk mund të bëhet më asgjë këtu.