Lideri i lëvizjes radikale palestineze Hamas Khaled Mashal i bëri thirrje palestinezëve për t'i bërë ballë agresionit izraelit.

Në takimin e liderëve të vendeve islamike në kryeqytetin e Sudanit Khartoum ai dënoi "vrasjen e turpshme" të Ahmed Al-Jabarit, Kreut të krahut ushtarak të Hamasit të "Brigadës së Ezzedeen Al-Qassam".

Sipas fjalëve të Mashal, operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës nuk do ta ndalë dot luftën e palestinezëve për të drejtat e tyre.