Të enjten Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Izraelit lidhur me agresionin izraelit në Rripin e Gazës. Në këtë dokument pala egjiptiane, në veçanti, i bën thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë të gjitha format e agresionit kundër palestinezëve.

Kohë më parë Presidenti egjiptian Mohammad Mursi vendosi të tërheqë ambasadorin egjiptian në Izrael.

Natën në të gdhirë të së enjtes, sipas orës së Moskës, në selinë e OKB-së u zhvillua takimi urgjent me dyer të mbyllura i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shqyrtimin e situatës së krijuar në Rripin e Gazës.