Pjesëmarrësit e mitingut në Selanik, qyteti i dytë për nga madhësia në Greqi, hynë në ndërtesën ku po zhvillohej takimi i kryebashkiakëve të qyteteve gjermane dhe greke për të protestuar kundër pranisë së diplomatëve gjermanë në qytet.

Sipas Agjencisë Associated Press, protestuesit e shtynë diplomatin gjerman, i cili mbërriti për pjesëmarrje në konferencë (emri i tij nuk është bërë publik) dhe e lanë atë me kafe. Pas kësaj ata u përfshinë në një konfrontim të dhunshëm me policinë.

Në konferencë merrte pjesë edhe Zëvendësministri i Punës i Gjermanisë Hans-Joachim Fuchtel, i cili para pak kohësh u emërua si i Dërguari i Jashtëzakonshëm i Gjermanisë në Greqi.