Kryeministri rus Dimitri Medvediev do t’i dhurojë një kotele të racës "nevskaja maskaradnaja" ish-Presidentes së Finlandës Tarja Halonen.

Kjo u njoftua prej Medvedievit pas kthimit nga Finlanda në faqen e tij në Facebook. Kryeministri postoi gjithashtu në rrjetin social foton e koteles.

Sipas fjalëve të Dimitri Medvediev, Halonenit "pak kohë më parë i ngordhi macja e saj e adhuruar, emri i të cilës ishte Miska".

"Ne ramë dakord që unë do t’i dhuroj asaj një kotele të racës "nevskaja maskaradnaja", si maçoku im i famshëm në rrjetet sociale Dorofei", - shkruan në faqen e tij Kryeministri i Rusisë.