Nuk ka gjasa që së shpejti të presim një vendim të BE-së për heqjen e embargos mbi furnizimin me armë të opozitës siriane, edhe në qoftë se do të arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje, ajo do të përqendrohet tek shqyrtimi i këtij propozimi dhe vendimi nëse ai është apo jo i pranueshëm, deklaroi të enjten një diplomat i lartë evropian, duke folur në kushte anonimiteti.

Diplomati theksoi se është e nevojshme të analizohen të gjitha aspektet, deri edhe ato praktike. "Nëse hiqet embargo për furnizimin me armë të opozitës dhe nga ana tjetër ruhet embargo kundrejt regjimit të Damaskut, atëherë nuk do të ishte e vështirë të imagjinoheshin vështirësitë që do të pasonin për ushtrimin e kontrollit ndaj masave të tilla" - shpjegoi ai.