Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Ajrore të Bangladeshit shprehu interesimin e vet në lidhje me blerjen e avionëve trajnues luftarakë ruse “Jak-130”, njoftoi gazetarët Kreu i departamentit të Forcave Ushtarake Ajrore të "Rosoboronexport" Sergei Korniev në Sallonin aero-kozmik ndërkombëtar "China Airshow - 2012. Më vonë ai saktësoi se Bangladeshi mund marrë kredi ruse për të blerë 12 avionë “Jak-130” dhe 12 gjuajtës rusë “Su-27”.

"Me aq sa di unë, kredia është aprovuar. Brenda kuadrit të saj Bangladeshi mund të zgjedhë numrin e avionëve dhe pajisjeve kompletuese të avionëve. Negociatat janë në vazhdim, por deri tani asnjë dokument nuk është nënshkruar", - tha Sergei Korniev.