0Pas këtij suksesi Venerën e ftuan menjëherë të këndojë Traviata-n në Festivalin e Operas në Glyndebourne dhe në Covent Garden të Londrës. Angazhimet e saj janë tashmë të planifikuara për vitin 2014 dhe 2015.

Për Venera Gimadieva-n kjo premierë u bë debutimi i parë i madh në skenën e teatrit. E diplomuara e Kolegjit Muzikor të Kazanit dhe Konservatorit të St. Petersburgut, Venera Gimadieva, filloi të punonte në "Opera e Shën Petersburgut". Në Teatrin Bolshoi erdhi tre vjet më parë, duke përfituar mundësinë për të studiuar në programin e të rinjve të teatrit të operas. Melomanët nisën të flasin për solisten e re dhe të talentuar pas premierës së operës "Gjeli i Artë", ku ajo këndoi Mbretëreshën e Shemakhanit. Kurse në operën "La Traviata" Venera e tregoi veten si një këngëtare plotësisht e formuar dhe aktore e talentuar. Vetë ajo tregon se është përgatitur shumë seriozisht për këtë parti:

- Unë mendoj se çdo aktor duhet të kërkojë brenda vetes ato tiparet e veti që ekzistojnë tek çdo njeri, vetëm se ato kanë nevojë për tu zhvilluar. Këtë herë, kur po përgatitesha për operën "La Traviata", unë rilexova edhe një herë romanin e Aleksandër Dumas (i biri) “Zonja me kamelie” dhe gjeta diçka të re për veten në të.

Kur në fund të operës, gjatë skenës së momentit të vdekjes së Violetës ajo ra, salla mbeti me gojë hapur e dukej sikur nuk merrte frymë e pushtuar nga ankthi. Vetë Venera thotë, se në atë çast nuk kishte frikë më nga asgjë:

- Unë nuk llogarita madje as rënien në krevat me shtatin tim, nuk mendova as se mund të isha vrarë në ballin e tij, thjesht, nuk kam menduar fare për këtë. Më pas mua më thanë se në skenë artistja nuk duhet të bjerë në këtë mënyrë, fillimisht duhen përkulur gjunjët pak përpara. Por unë kam parë se si humbasin ndjenjat njerëzit në rrugë - ata bien mbrapsh. Dhe prandaj mendova, përse të mos bie edhe unë po kështu. Heroina ime vdes, kjo skenë duhet të jetë e tmerrshme. Dhe kur unë hyj në rol, mishërohem e tëra në të, jam e vetëdijshme që kjo mund të jetë një çmenduri e vërtetë, por mund të bëj megjithatë gjithçka të paimagjinueshme.

E hijshme, mjaft elegante në skenë dhe modeste në jetë, Venera thotë se zakonisht i fillon provat me vështirësi:

- Gjithmonë e kam shumë të vështirë për t’i filluar provat. Por regjisori, muzika, dirigjenti - të gjitha këto bëhen një e tërë e pandarë për mua dhe më ndihmojnë për tu vetërealizuar në rolin tim.

Sot u realizua edhe një nga ëndërrat më sakrale të saj - Venera u bë soliste e Teatrit Bolshoi.

Shkarko audiofailin