Një banor i Francës fitoi shumën rekord në vend në llotarinë e përgjithshme europiane Euro Milions - 169,8 milionë euro. Identiteti i fatlumit nuk zbulohet.

Shuma më e madhe në historinë e kësaj llotarie - 185 milionë euro - u fitua në korrik të vitit 2011 prej një çifti nga Skocia.

Llotaria Euro Millions zhvillohet tashme që prej 8 vitesh. Edicioni i parë i llotarisë u zhvillua më 13 shkurt të vitit 2004 në tre vende - Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në tetor atyre iu bashkuan Luksemburgu, Belgjika, Zvicra, Portugalia, Irlanda dhe Austria.

Një biletë llotarie kushton 2 €.