0Helikopteri mjekësor, që po transportonte të plagosurit në një aksident rrugor, u përplas me linjat e tensionit të lartë në verilindje të Iranit. Si rezultat u vranë të paktën nëntë persona. Helikopteri po fluturonte për në spitalin e qytetit Mashhad në kushtet e një mjegulle të dendur.