Integrimi në hapësirën postsovjetike ka si qëllim krijimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.

"Ky është një imperativ i kohës sonë dhe një përpjekje për të ripërtërirë gjithçka të mirë që kishim, kur ishim një kompleks ekonomik i vetëm kombëtar", - deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Denisov në takimin e ambasadorëve, të organizuar nga Radiokompania "Zëri i Rusisë".

Në takimin "Bashkëpunimi euroaziatik. Perspektivat dhe sfidat" marrin pjesë gjithashtu diplomatët e Bjellorusisë, Ukrainës, Kazakistanit, Moldavisë, Armenisë dhe Taxhikistanit.