Instituti i Energjisë së rinovueshme në Gjermani publikoi vlerësimin e tij të nivelit të emisioneve të gazrave me efekt serre. Ai i përmbahet mendimit se vitin e kaluar ky nivel është rritur me 2.5% në krahasim me vitin para tij dhe ka arritur treguesin rekord të lartë në gjithë historinë e matjeve.

Më shumë se një e katërta e të gjitha emisioneve shkarkohen në atmosferë nga Kina, ku niveli i tyre rezulton dy herë më i lartë se në SHBA. Sipas vlerësimit të Institutit Gjerman, në tre vende, të cilat janë përfshirë në dhjetëshen e ndotësve më të këqinj të mjedisit rrethues, në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Gjermani është evidentuar reduktimi i emisioneve të gazrave me efek serre.

0Shkarkimet globale të gazeve serrë aktualisht tejkalojnë më shumë se dyfish nivelin e vitit 1990.