Një prej diamanteve më të mëdhenj dhe më të famshëm në botë me emrin "Archduke Joseph" u shit në ankandin “Christie’s” në Gjenevë për 21.48 milionë dollarë.

Diamanti i madh me masë 76,02 karatë u emërua për nder të Princit të Dinastisë së Habsburgëve, i cili e ka zotëruar dikur këtë gur të çmuar. "Archduke Joseph" u nxorr në minierat indiane të sulltanatit të Golconda, ku janë gjetur edhe diamantet e tjera gjigande të botës, të tilla si i famshmi "Koh-i-Noor".

0Në vitin 1936 "Archduke Joseph" u nxorr për herë të parë në ankand nga familja e Habsburgëve. Më vonë ai ka dalë dhe dy herë të tjera në ankand: në vitin 1961 dhe 1993.