Tre persona humbën jetën për shkak të rrjedhjes së klorit në uzinën metalurgjike "AVISMA" në Berezniki të krahinës së Permit. 10 persona të tjerë u shtruan në spital dhe 37 iu drejtuan poliklinikës për një kontroll mjekësor. Në momentin e rrjedhjes së klorit në uzinë ndodheshin 58 persona.

"Informacioni për viktimat është në verifikim e sipër, rrezik për jetën e banorëve nuk ka", - njoftoi Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ).