Sindikatat spanjolle e shpallën të mërkurën, datën 14 nëntor, ditë greve mbarëkombëtare. Lista e pretendimeve të liderëve të sindikatave adresuar qeverisë së Mariano Rajoy nuk ka ndryshuar tashmë që prej disa muajsh: si shumë të mëdha janë shkurtimet e shpenzimeve të buxhetit. Pikërisht këtë kërkon nga Spanja gjendja aktuale financiare e saj si dhe autoritetet monetare të Evropës.

Grevën vendosën ta mbështesin edhe disa deputetë të opozitës nga partitë e majta. Të mërkurën ata gjithashtu nuk do të dalin në punë.

0Ndërkohë, pavarësisht protestave të përsëritura të spanjollëve, projekt- buxheti për vitin 2013 parashikon akoma dhe më shumë masa shtrënguese kursimi nga ç’janë realizuar deri tani.