Rebelët sirianë kanë në dispozicionin e tyre komplekset më bashkohore të lëvizshme raketore zenith të prodhimit rus (prototip i “Bazooka-s” amerikane). Në Internet u shfaqën fotografi të luftëtarëve të opozitës me komplekset "Igla-S" (russ. "Игла-С") - (sipas klasifikimit të NATO-s: SA-24 Grinch). Sipas të gjitha gjasave ata i janë marrë trupave qeveritare nga kryengritësit.

Komplekset e lëvizshme raketore zenith do të përbëjnë një kërcënim shumë serioz për Forcat Ushtarake Ajrore siriane. Përveç kësaj, ekziston rreziku real i përfundimit të këtyre komplekseve në tregun e zi. "Igla-S" në duart e terroristëve do të bëhet një armë vdekjeprurëse kundër avionëve të linjave ajrore civile.