Vendimi i autoriteteve franceze për të njohur "Koalicionin kombëtar të forcave revolucionare dhe opozitare siriane" si përfaqësuesin e vetëm të popullit sirian është i pamoralshëm, deklaroi zv. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mukdad.

"Pozicioni i Francës në këtë çështje është e pamoralshme, sepse faktikisht autorizon vrasjen e sirianëve. Nëpërmjet kësaj Franca mbështet vrasësit dhe terroristët dhe nxit shkatërrimin e Sirisë", - tha përfaqësuesi i autoriteteve siriane.