Forcat izraelite vranë Kreun e krahut ushtarak të Hamasit Ahmed Al-Jabari. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, nga ajri u godit një makinë në Gaza, në të cilën po udhëtonte komandanti palestinez.

Disa ditë më parë, pas një serie sulmesh me raketa në Izraelin jugor nga ana e militantëve palestinezë, qeveria izraelite deklaroi se nuk përjashton rikthimin në taktikat e eliminimit individual të udhëheqësve të grupit Hamas, i cili është aktualisht në pushtet në Rripin e Gazës.