Për shkak të këputjes së kabllit Qendra ruse e Kontrollit të Fluturimeve (QKF) nuk mund të marrë dhe të transmetojë komanda në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi Agjencinë e lajmeve ITAR-TASS një burim informativ në QKF. Në rrezik është ankorimi në SKN i anijes së pilotuar kozmike "Sojuz", e cila duhet të transportojë në Tokë më 19 nëntor ekuipazhin e stacionit. Po kryhen punimet për ndreqjen e difekteve.