SHBA-të synojnë të ndërtojnë në territorin e Australisë një stacion të mbikëqyrjes kozmike, njoftoi Ministri i Mbrojtjes australian Stephen Smith, pas takimit me Kreun e Pentagonit Leon Panetta.

Smith tha se ndërtimi i stacionit do të rrisë ndjeshëm mundësinë për të monitoruar mbeturinat hapësinore në Hemisferën Jugore. Siç theksojnë ekspertët, sistemi i ri do t’i lejojë Pentagonit jo vetëm të monitorojë më mirë mbeturinat hapësinore, por edhe të mbikëqyrë lëshimin e raketave nga territori i Kinës.