Prokurorët ushtarakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan dënimin me vdekje të ushtarakut amerikan Robert Beyls, të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, midis të cilëve 9 fëmijë, të kryer në mars të këtij viti.

Në seancën paraprake të dëgjimit disa ushtarë amerikanë deklaruan se Robert Beyls u kthye në bazë i larë i tëri me gjak. Dëshmitë e tyre i dhanë edhe dëshmitarët okularë afganë. Megjithatë, mbrojtja e ushtarakut pohon se në këtë çështje mungojnë provat reale.

0Për më shumë se 50 vjet me dënim me vdekje nuk është ndëshkuar asnjë ushtarak amerikan.