Rreth 90% e punëtorëve të sektorit shtetëror dhe ndërmarrjeve të mëdha industriale i janë bashkuar grevës së përgjithshme që po zhvillohet në Portugali. Portugezët protestojnë kundër shkurtimeve të shpenzimeve për nevojat sociale dhe rritjen e taksave.

Në vend ka ndalur pothuajse krejtësisht lëvizja hekurudhore, ndërsa në Lisbonë dhe Porto nuk punojnë metrotë, është zvogëluar dukshëm numri i autobusëve dhe trageteve që vazhdojnë punën.

Kompania ajrore TAP Portugal ka anulluar 180 fluturime, aeroportet e qyteteve më të mëdha punojnë duke ofruar shërbimet më minimale. Në kryeqytet dhe në qytetet pranë tij nuk mblidhen mbeturinat. Në spitalet dhe poliklinikat shtetërore ofrohet vetëm ndihma mjekësore urgjente.