Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zgjodhi përbërjen e re të Komitetit Qendror. Siç ishte planifikuar, pjesë e tij u bë Zëvendëspresidenti i Kinës Xi Jinping, i cili do të zërë postet më të larta drejtuese në parti dhe në shtet.

0Ditën e enjte Komiteti i ri Qendror do të mbajë seancën e vet të parë plenare, në të cilën do të miratohet Sekretari i Përgjithshëm i PKK. Në përputhje me traditën, drejtuesi i PKK-së do të bëhet dhe Kryetar i shtetit. Miratimi i Xi Jinping në këtë post do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.