0Në sallën, ku ishin mbledhur delegatët e Kongresit, përfaqësuesit e shtypit i lejuan të hyjnë me një orë vonesë. Për një kohë të gjatë, duhet thënë, disa qindra gazetarë u detyruan të qëndrojnë në korridor, në pritje që t’u lejohet më në fund vëzhgimi okular direkt i punës së elitës të Partisë Komuniste të Kinës. Ndërkohë që ia vlen të theksohet se ajo që panë ata nuk i justifikoi në të vërtetë vështirësitë e duruara, njoftoi nga Pekini korrespondenti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Artjom Kobzev:

- Kujtdo, që ka parë kongreset e partive Republikane apo Demokratike të Shteteve të Bashkuara ose kongresin e vitit të kaluar të Partisë "Rusia e Bashkuar", atmosfera e forumit të Partisë Komuniste të Kinës do t’i dukej jashtëzakonisht mbytëse, e mërzitshme. Në skenën, ku ishin vendosur ndenjëset për anëtarët e Presidiumit, qenë ulur njerëz të moshuar me kostume të errëta të ngjashme nga forma e prerjes. Ata votuan unanimisht për rezolutën të Kongresit, duke përsëritur në mënyrë monotone "asnjë kundërshtim". Kur përfundoi procedura e votimit, anëtarët e Partisë Komuniste Kineze dëgjuan tradicionalisht ekzekutimin e "Internationales", pas së cilës u njoftua zyrtarisht se Kongresi i XVIII-të i Partisë Komuniste të Kinës përfundoi triumfalisht punën e tij.

Por ngjarja më e rëndësishme e Forumit - shpallja e përbërjes së re të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste - do të ndodhë vetëm të enjten, më 15 nëntor. Intriga kryesore konsiston në faktin se kush tjetër, përveç dy kandidatëve evidentë, do të hyjë në përbërjen e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Kinës, vë në dukje korrespondenti i "Zërit të Rusisë".

- Nuk ka asnjë dyshim se në Komitetin e Përhershëm do të hyjnë Xi Jinping dhe Li Keqiang. Pikërisht atyre do t’u ngarkohet detyra e drejtimit të Kinës në 10 vitet e ardhshme. Por se kush tjetër do të zërë vend në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike - nuk dihet ande. Mbetet mister edhe ajo, nëse do të reduktohet apo jo numri i mandateve nga 9 aktuale në 7. Përgjigjet për këto pyetje do të merren nesër, kur anëtarët e Komitetit të dalin në përbërje të plotë përpara gazetarëve.

Ndërkohë ekspertët ndërkombëtarë janë unanim në mendimin e tyre: Kina ka nevojë për reforma si ekonomike, ashtu dhe politike. Megjithatë, duke gjykuar nga mënyra e organizimit të Kongresit të XVIII-të të Partisë Komuniste të Kinës, duhet të pranojmë: Partia Komuniste Kineze vazhdon të mbetet si dhe më parë një strukturë tejet inerte dhe e mbyllur.