Forcat Ushtarake Ajrore izraelite kryen sot rreth 20 sulme në Rripin e Gazës. Ky ishte fillimi i operacionit në shkallë të gjerë me emrin e koduar "Shtylla mbrojtëse". Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, forcat e këmbësorisë gjithashtu janë në gjendje gatishmërie të lartë.

Objektivat e sulmuar ishin depot e armatimeve të Hamasit, në të cilat ruheshin raketa me rreze të largët veprimi.

Operacioni masiv ajror i Forcave Ushtarake Ajrore synon shkatërrimin e infrastrukturës së terrorit dhe garantimin e mbrojtjes së më shumë se një milion izraelitëve, të cilët ndodhen në zonën e zjarrit.

Sulmet ajrore vijuan fill pas bombardimeve me raketa të territorit të Izraelit nga ana e militantëve palestinezë pavarësisht vendimit të armëpushimit.