Ministria e Jashtme izraelite i ka propozuar Qeverisë së vendit të marrë masa për të zëvendësuar Mahmoud Abbas-in në postin e Kreut të Autonomisë Palestineze, nëse ai do të vazhdojë të kërkojë njohjen e pavarësisë së Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas vlerësimeve të MPJ, largimi i Abbas do të jetë e vetmja mënyrë për të dalë nga situata e krijuar. "Të gjitha opsionet e tjera do të jenë një shembëlltyrë e humbjes së Qeverisë izraelite në këtë konflikt", - shkruajnë autorët e dokumentit.

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman edhe më parë është shprehur në lidhje me nevojën për të zëvendësuar Abbas-in, duke cilësuar se veprimet e tij minojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe mund të çojnë në shpërbërjen e Autonomisë Palestineze.