Një murgeshë 52-vjeçare nga Milano akuzohet për ngacmime seksuale dhe ushtrim dhune. Akuzat lidhen me vdekjen tragjike të një vajze, të cilën murgesha e përndiqte për shumë vite me radhë.

Takimi i tyre i parë ndodhi në faltoren e kishës Busto Arsizio, kur viktima, e cila kishte shmangie të caktuara të sjelljes, ishte 12 vjeçe. Marrëdhëniet me murgeshën së shpejti morrën karakter seksual dhe për 14 vite me radhë ajo iu nënshtrua dhunës dhe ngacmimeve seksuale, derisa duke përjetuar një krizë të thellë morale dhe psikologjike, vajza vrau veten.

0Shtysën për fillimin e hetimit e dhanë ditaret, korrespondencat, fotografitë dhe video materialet e gjetura midis gjërave personale të së ndjerës. Murgesha, jo fort e shëndoshë nga ana psiqike, u njoh e rrezikshme për shoqërinë dhe u shtrua në një institucion të mbyllur mjekësor.