Në qytetin iranian Yazd dy të akuzuarve për vjedhje u prenë publikisht disa nga gishtat e dorës, njofton Agjencia studentore e lajmeve (ISNA).

0Siç njoftoi kreu i Departamentit të Drejtësisë së provincës Yazd, u prenë gjithsej katër gishta. Sipas fjalëve të tij, dënimi publik duhet të shërbejë si një paralajmërim për kriminelët e tjerë. Zyrtari njoftoi gjithashtu se dy shtetas të tjerë iranianë, të dënuar për përdhunim, do të varen së shpejti.