Irani demonstroi motoskafin e prodhimit vendas. Motoskafët e projektit "Tondar" janë kopje të anijeve të tipit "Winchester", të furnizuara në Iran nga Britania e Madhe në fillim të viteve 1970. Ceremonia e vënies në shërbim të mjeteve të reja lundruese me jastëk ajri u mbajt më 12 nëntor.

0Motoskafët "Tondar" mund të mbajnë lloje të ndryshme armësh dhe përdoren për patrullimin e bregdetit, si anije të komandës, zbulimit dhe transportit të trupave e ngarkesave. Ende nuk dihet se sa nga këto motoskafë do të merren në shërbim.