Si pasojë e një akti terrorist në Bagdad u shkatërrua pjesërisht ndërtesa e përfaqësisë së kanalit televiziv rus RT (Russia Today) që transmeton në gjuhën arabe. Policia rrethoi zonën përqark, duke ndaluar xhirimet në zonën e prekur.

Shpërthimi gjëmoi gjatë kohës kur në rrugë po kalonte kortezhi i Gjeneralit Qassim al-Nuri, i cili, sipas hetimeve dhe ishte objektivi i terroristëve. Një makinë e minuar u hodh në erë përpara përfaqësisë së kanalit televiziv rus. Si pasojë një person humbi jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën. Punonjësit e kanalit televiziv fatmirësisht nuk u lënduan.