Sipas të dhënave të OKB-së, 1.5 milionë njerëz në Haiti mund të përballen me kërcënimin e urisë në vitin 2013 për shkak të uraganit "Sandy" dhe të një serie fatkeqësish natyrore që kanë prekur vendin në gjashtë muajt e fundit.

Përfaqësuesit e Programit të Ushqimit të OKB-së njoftojnë se në shumë pjesë të vendit është ende e vështirë hyrja në to. Situata u ndërlikua edhe më shumë për shkak të thatësirës së madhe.

0OKB-ja deklaron se ka nevojë për fonde shtesë për të blerë ushqime dhe për të ndihmuar haitianët.