Si pasojë e një zënke në ambasadën e Libisë në Berlin u lënduan shtatë persona. Incidenti ndodhi më 13 nëntor. Mes 6 bashkëpunëtorëve të ambasadës dhe një vizitori nisi një diskutim, i cili më pas përshkallëzoi në një zënkë të vërtetë.

Si rezultat një nga punonjësit e ambasadës mori gërshërët dhe goditi kolegun e tij në këmbë. Ai gjithashtu plagosi punonjësit e tjerë dhe pastaj u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia e arrestoi atë në afërsi të ambasadës. Shkaqet e mosmarrëveshjes janë akoma të paqarta. Policia thekson se punonjësit e ambasadës, të cilët u zunë mes tyre, nuk ishin diplomatë.