Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev shpreh keqardhjen e vet në lidhje me faktin se procesi për anulimin e ndërsjelltë të vizave midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian po ecën me ritme shumë të dobëta. Ai deklaroi për këtë në një intervistë për mediat finlandeze në prag të vizitës së vet në Finlandë, në të cilën preku temat e politikës së brendshme dhe të jashtme të Rusisë.

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev do të vizitojë Finlandën me ftesë të homologut të vet finlandez Jurki Katajnena. Ata do të zhvillojnë negociata dypalëshe dhe do të marrin pjesë në punën e Forumit IV të pylltarisë ruso-finlandeze, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë ruse. Gjatë vizitës planifikohet gjithashtu biseda e Dimitri Medvedievit me Presidentin e Finlandës Saul Niinisto.