"Mbreti i futbollit" Pele po kurohet në spital pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbë. Ndërhyrja kirurgjikale - artroplastika e plotë e femurit të djathtë - u realizua ditën e shtunë, njoftuan në klinikën e Albert Einstein në Sao Paulo. Artroplastikë quhet operacioni, i cili ripërtërin funksionin e artikulacionit.

0Siç bëhet e qartë në raportin e institucionit mjekësor, 72-vjeçari Pele e ndjen mirë veten. Megjithatë, mjekët nuk përmendin datën e daljes së tij nga spitali.