Bashkimi Europian do t'a dhurojë Çmimin Nobel për Paqe me një vlerë prej rreth 930.000 € (1.200.000 $) për nevojat e fëmijëve të prekur nga konfliktet e armatosura. Sipas Agjencisë France Presse, kjo u deklarua më 14 nëntor nga Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Barroso duhet të marrë çmimin më 10 dhjetor në Oslo së bashku me Kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz dhe Kryetarin e BE-së Herman Van Rompuy.

Nga 27 liderët e ftuar në ceremoninë e shteteve anëtare të BE-së, praninë e vet e kanë konfirmuar vetëm 10 prej tyre.