Neurobiologët e Universitetit Western Ontario pohojnë se mund të dallojnë sinjalet e trurit të një pacienti, i cili ka 10 vjet që ndodhet në gjendje vegjetative.

Shkencëtarët në mënyrë këmbëngulëse monitorojnë "sjelljen" e enëve të gjakut të trurit të 39-vjeçarit Scott Routley. Duke studiuar reagimin e pjesëve të caktuara të trurit ndaj disa pyetjeve të bëra njerëzve të shëndetshëm, neurobiologët filluan t’i bëjnë pacientit të njëjtat pyetje duke monitoruar njëkohësisht gjendjen e enëve të gjakut.

Rezultati, sipas fjalëve të shkencëtarëve, i tejkaloi të gjitha pritjet: ata kapën qartë përgjigjet "po" dhe "jo". Për shembull kanadezi 39-vjeçar,  i cili mori plagë serioze në kokë gjatë një aksidenti, u tha ekspertëve se ai nuk ndjen dhimbje.

0Neurobiologët janë të bindur se metoda e re e "komunikimit" me pacientë të tillë do të ndihmojë shumë njerëz me diagnoza analogjike për t'i transmetuar personave që i rrethojnë mendimet dhe dëshirat e tyre.