0Kjo do të rrisë konkurrencën në këtë degë të industrisë, gjë që, sigurisht, do të ushtrojë ndikim mjaft pozitiv në zhvillimin e saj, vënë në dukje ekspertët.

Në Qeverinë ruse theksojnë se fjalë për dhënien e askesit kompanive private në prodhimin e armatimeve strategjike as që mund të bëhet fare. Askush nuk flet edhe mbi aksesin për kompanitë e huaja në zhvillimin e armëve bërthamore në vend.
Perspektiva e lejimit të hyrjes së privatëve në këtë sferë - që do të jetë një hap mëse i justifikuar - është plotësisht reale, mendon eksperti rus Ivan Konovallov:

- Dimitri Rogozin është i veshur me ato kompetenca, të cilat janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve të lidhura me riarmatosjen e ushtrisë së vendit. Marrja e një vendimi të tillë është pjekur tashmë që prej kohësh. Nëse do të marrim si shembull SHBA-në, atje kompanitë private janë përfshirë gjerësisht në këtë sferë, por nën kontrollin e shtetit. Natyrisht, kontrolli i rreptë është i domosdoshëm.

Sipas fjalëve të Rogozin-it, për të punuar në sektorin e mbrojtjes kompanitë private do të duhet t'i nënshtrohen një sërë verifikimeve e testeve të imtësishme. Por, në përgjithësi, Dimitri Rogozin nuk vëren ndonjë problem në këtë drejtim. Problemet, sipas mendimit të ekspertëve, mund të lindin në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi atje deri tani vazhdon të ekzistojë lobi "antiprivat". Veçanërisht kur bëhet fjalë për forcat bërthamore.

Megjithatë, pa ndryshime urgjente objektive këtë degë të industrisë e pret degradimi, kurse rritja e numrit të zhvilluesve, mes të tjerash, do të mundësojë formimin në Rusi të ciklit të plotë të funksionimit të forcave strategjike bërthamore, vë në dukje analisti politik rus Igor Hohllov:

- Në epokën sovjetike dega e industrisë raketore ishte përqendruar kryesisht në Ukrainë. Kievi aktualisht po avancon në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe heziton në mënyrë evidente të bashkëpunojë me Rusinë madje dhe në mirëmbajtjen e atyre raketave që janë prodhuar më parë. Tani ne kemi nevojë për ta mbyllur krejtësisht ciklin e prodhimit të tyre në Rusi. Dhe njëkohësisht të parandalojmë monopolizmin e dy Byrove të Projektimit (Konstruktimi). Sepse, në fakt, në rrethana të tilla udhëheqja e vendit bëhet peng e inxhinierëve, të cilët ose arrijnë t’i zgjidhin problemet teknike, ose jo. Gjenerata e re e mburojës bërthamore të Rusisë duhet të ketë një nivel krejtësisht tjetër teknik. Sidomos duke pasur parasysh faktin se tani SHBA-ja është duke punuar intensivisht në fushën e zhvillimit të mbrojtjes antiraket (MAR).

0Në momentet aktuale për zhvillimin e armëve strategjike janë përgjegjëse Byroja e projektimit (konstruktimit) me emër të Makejev-it dhe Instituti i Teknologjisë Termike në Moskë. Byroja e parë e projektimit (konstruktimit) merret me zhvillimin e raketave detare, kurse e dyta me përpunimin e raketave me karburant të ngurtë, mes të tjerash për sistemet "Topol-M" (russ. «Тополь-М»). Ekspertët vënë në dukje se lejimi i hyrjes së kompanive private në industrinë e mbrojtjes do të ndodhë me etapa. Me sa duket nga të gjitha, fjalë bëhet mbi punën e tyre në bazë konkurruese, me shpallje tenderi.